Kjo fillim jave do të vijojë të jetë nën kushtet e një moti të qëndrueshëm, ashtu sikurse fundjava që sapo lamë pas. I gjithë territori shqiptar do të përfshihet gjatë orëve të paradites nga kthjellimet e shumta që do të jenë prezente.

Sakaq, gjatë pjesës së dytë të ditës, pritet të shfaqen edhe vranësirat, që më të dukshme do të jenë në zonat malore, por që sipas Meteoalb, nuk do të gjenerojnë reshje shiu.

Sa i përket temperaturave të ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të pësojnë një ulje të lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.