Qeni më i vjetër në botë jeton në Karolinën e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Quhet Pebbles, është një femër e llojit Toy Fox Terrier.

Pse është i veçantë kjo qenushe? Sepse ka mbushur 22 vjeç e 60 ditë dhe tani është bërë pjesë e librit të Rekordeve Guinness.

Pebbles ia ka marrë titullin e qenit më të vjetë në botë Toby Keith, një Chihuahua i Florida-s, që 16 marin e kaluar është resgjistruar në librin Guinness pasi ka mbushur 21 vjeç e 66 ditë.

Qëkur ka qenë këlysh, Pebbles jeton në familjen e Bobby dhe Julie Gregory, që në fillim kanë dashur të marrin një qen me përmasa më të mëdha, por kur janë takuar me qenushen ka qenë “dashuri me shikim të parë”, kanë thënë për Guinness.