Nga dita e sotme (30 mars), të gjithë rezidentët në Nju Jork, të moshës mbi 30 vjeç, mund të kryejnë vaksinën anti-Covid. Ndërsa, nga data 6 prill, vaksinën mund ta kryejnë edhe përsonat mbi 16 vjeç.

Lajmin e konfirmoi guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo: “Sot ndërmarrim një hap të madh dhe të rëndësishëm në betejën ndaj pandemisë Covid-19, për ta mposhtur këtë sëmundje”.

Ndërkohë, Nju Jorku ka nisur aplikimin e pasaportës së vaksinimit amerikan. Ky aplikacion quhet “Excelsior Pass” dhe ju jep mundësi qytetarëve të vërtetojnë se kanë kryer vaksinën anti-Covid apo që kanë rezultuar negativë gjatë një testi.

Falë këtij aplikacioni, personat mund të marrin pjesë në evente apo aktivitete sportive, duke treguar kodin QR që mund të skanohet direkt nga celulari. Ky aplikacion është bërë nga IBM, që bazohet në teknologjinë “blockchain”. Kjo do të thotë që IBM apo kompanitë ku skanohet kodi kanë të drejtë hyrje në informacionit shëndetësor të personit që e përdor.