Viti 2022 do të mbahet mend për shumë gjëra sa i përket lajmeve nga shoëbiz-i shqiptar. Por lajmi që do të vijojë të mbetet përgjithmonë në mendjen e njerëzve do të jetë ai i pajtimit të Stresit dhe Noizy-t, dy reperët shqiptarë që për një kohë të gjatë kanë qenë në konflikt me njëri tjetrin.

Por duket se tashmë dyshja ia ka lënë gjithçka të kaluarës dhe janë bërë miq shumë të mirë me njërit-tjetrin. Dy reperët e mbështesin njëri-tjetrin publikisht, teksa kulmi i kësaj miqësie të re u vërejt edhe në koncertin e mbajtur nga Noizy ‘Alpha Shoë’, ku surprizoi duke u përqafuar me Stresin.

Noizy festoi një ditë më parë ditëlindjen dhe nuk mungoi as urimi i Stresit, i cili i ka dedikuar disa fjalë si shok. Ai e ka shoqëruar urimin me një foto nga koncerti i gushtit.

“U bëfsh 100! Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës sate. Gëzofsh gjithë jetën. Faleminderit për gjithçka” – shkruan Stresi në Instagram.