Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është përfolur shpesh në media e jo vetëm për muzikën e tij, por edhe për sherret me reperët e tjerë shqiptarë. Noizy ka deklaruar se pikërisht përplasjet fizike me reperët, janë diçka që ai do të donte ta fshinte nga biografia e tij.
Në një intervistë për emisionin “Një Kafe me Labin”, Noizy tha: “Zënkat 100% sidomos ato fizike dua t’i harroj. S’ka problem ato me këngë janë ok, le të rrinë disset sepse është në atyrën e reperit ta thotë troç. Por të paktën zënkat fizike mos të ishin bërë. Sidomos kur e mendoj tani nuk do doja ta kisha në biografinë time.
“E kam një rrjesht me këngët e mia që jam 1-shi, 2-shi, 3-shi. Ka shumë talente në shqiptari, sa që lehtësisht mund t’i krahasosh me më të mirët e Europës, ose edhe më të mirët në botë. Jo vetëm rrepi, edhe te popi, kush është më e mira sot për sot, Dua Lipa. Është shqiptare. Ne thjesht nuk kemi fuqinë e marketinhut të Amerikës ose të Sony Music”.
“Momente të vështira kemi pothuajse çdo ditë por që nuk i shoh problemet si diçka që të më uli e të them… pra ta shoh si diçka kryesore gjatë ditës. Jemi njerëz kemi probleme gjithmonë, rëndësi ka se si i zgjidh”.
“Alpha Show? Është hera e parë që kemi pasur një Shqipëri një shitje kaq të madhe të biletave në një koncert që paguhet, jo falas se falas vijnë të gjithë. Kur ka një tufë njerëzi bashkohen edhe të tjerë. Ky është koncerti i parë që ka pasur kaq shitje në Shqipëri në të gjithë artistët që kanë qenë.”– tha mes të tjerash Noizy…