Reperi i njohur në Shqipëri, Noizy, nuk e ka shumë të qartë se si mund te shkohet në Eurovision, por do të kishte dëshirë te madhe të përfaqësonte nje dite Shqipërinë në festivalin europian të këngës.

“Do të kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin tim. Kam shumë fansa të fuqishëm që do të më mbështesnin dhe nuk do e lija Shqipërinë në baltë dhe as nuk do t’i zhgënjeja shqiptarët.

Kështu që pse jo,” tha fillimisht reperi Noizy per ABC News. Me pas, reperi tha se nuk e di si shkohet aty, si funksionon për të hyrë, apo si konkurrohet te “Festivali i Këngës” në RTSH, i cili me pas te dergon ne Eurovision ne rast fitoreje.

“Nëse dikush e sheh këtë video, producentët që merrem me këtë punë, ta shohin me interesim këtë gjë sepse do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart.

Nuk më intereson që të fitoj, por të jem atje dhe garantoj se fakti që do të jem atje do të bëhet diçka e madhe dhe kënga do të bëhet shumë e madhe,” përfundoi ai.