Dojna Mema, moderatorja e njohur shqiptare është bërë nënë për herë të parë në muajin gusht.

Ajo dhe partneri i saj, këngëtari Vlashent Sata u bënë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol.

Por duket se tashmë Nolan është rritur dhe ka vendosur ta shoqërojë mami Dojnën në të gjitha punët që ajo ka.

Përmes një postimi në rrjete sociale, moderatorja ka publikuar një foto me të birin nga ashensori, ku tregon se i biri do të ishte me të gjatë gjithë ditës në punët e saj.

“Sot do shoqërojmë mamin në të gjitha punët që ka”- shkruan Dojna me shaka, teksa në një postim tjetër, ajo ka publikuar një foto të Nolan, i cili duket i rehatuar dhe sipas gjasave në gjumë.

“Nuk rezistuam gjatë. Mezi mbyllëm 1 takim”- shkruan Dojna, që për momentin nuk do ta ketë të lehtë me vogëlushin.