Nolan Sol, djali dhe fëmija i parë i moderatores Dojna Mema dhe këngëtarit Vlashent Sata mbush sot një muaj që ka ardhur në jetë.

Një ditë dhe datë mjaft e veçantë për prindërit e rinj, të cilët me shumë siguri e kanë pritur me gëzim.

E mami Dojna nuk ka rezistuar dot të bëjë edhe një postim në rrjete sociale, ku i ka kushtuar disa fjalë tejet emocionuese të birit, duke e shoqëruar edhe me një foto të veçantë të të birit, por që fokusi i fotos është te këmbët.

‘Një muaj më parë njoha dashurinë më të madhe të jetës sime. Tani i kuptoj të gjitha mamatë që kanë fëmijën në wallpaper #nolansol’ – shkruan Dojna Mema, duke na ëmbëlsuar të gjithëve, e kryesisht nënat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)