Agjencia farmaceutike amerikane Novavax, ka bërë me dije sot se vaksina anti-Covid e përgatitur prej saj është 90% efikase ndaj koronavirus dhe varianteve të ndryshme të tij. Sipas agjencisë, rezultatet e arritura nga testet e kryea janë inkurajuese, duke ulur ndjeshëm infektueshmërinë dhe vdekjet.

Kompania farmaceutike tha se ka mbyllur të trija fazat e eksperimentimit të vaksinës së saj, në të cilën janë përfshirë gati 30 mijë persona, si në Amerikë ashtu dhe jashtë saj. Novavax u shpreh se se vaksina jepet me dy doza, 21 ditë nga njëra-tjetra dhe se kishte efekte anësore të lehta.

Novavax tha se do të aplikojë pranë FDA-së (Food and Drug Administration) në Amerikë për njohjen dhe administrimin e vaksinës së saj që në vjeshtë. Ajo synon të prodhojë rreth 600 milionë doza deri në fund të vitit.