Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me mungesën e sulmuesit Sergio Aguero. Numri një i stolit ka treguar se nuk e di kur do të rikthehet sulmuesi argjentinas.

Për fat të keq, Sergio ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, kështu që do i duhet të izolohet për disa ditë. Tamponi ka dalë negativ, por protokolli kërkon që të izolohet në raste të tilla.

“Për fat të keq nuk do të luajë ndaj Brighton (13 janar). Nuk e di sa do të mungojë, do të ndjekim rregullat dhe do të zbatojmë atë që do të na thotë klubi, autoritetet shëndetësore dhe Premier League“, – tha ai.