Këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova feston ditën e sotme ditëlindjen e saj. Ndoshta nuk do ta besoni, por artistja e dashur për publikun mbush sot plot 64 vjeçe. Duke qenë se është një artiste shumë e mbajtur, ajo nuk e tregon aspak moshën.

Dhe në këtë ditë mjaft speciale për të, Irma ka marrë mjaft urime nga miq dhe të afërm, disa prej të cilave i ka publikuar në rrjetet sociale.

Edhe pse nuk ka qenë shumë aktive me këngë të reja, Irma vazhdon të jetojë tek publiku me këngët e saj jo vetëm në skenat e festivaleve të këngës në RTSH ndër vite, por dhe në skena të tjera, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për krijimtarinë e saj.

Irma ka qenë shumë e komentuar edhe për marrëdhënien e saj me motrën e vogël, Erandën, me të cilën nuk flasin prej disa vitesh. Motrat kanë vendosur mos ta bëjnë publike arsyen se pse nuk flasin, teksa mundohen t’i shmangin edhe eventet e përbashkëta.