Timo Flloko është një nga aktorët më të vlerësuar të kinematografisë shqiptare dhe skenës teatrore dhe ditën e sotme feston ditëlindjen e tij. Aktori ka lindur në Pejë të Kosovës pikërisht më 26 prill 1948, 75 vite më parë. Rolet e shumta në kinematografi dhe teatër, i kanë dhënë një vend të rëndësishëm në artin dhe kulturën shqiptare.

Timo numëron rrerh 40 role në kinematografi, ku veçantia e personazheve të interpretuara e diferencojnë artistin. Veç anës artistike dhe talentit të spikatur për aktrim, Timo Flloko është edhe një nga profesorët më të respektuar të Fakultetit të Artit Skenik.

Aktori i njohur Timo Flloko i ka falur ndër vite publikut shqiptar, emocione pafund të cilat janë vlerësuar dhe duartrokitur nga publiku. Per disa vite emigroi ne Amerike dhe u rikthye ne Shqiperi ne vitin 2002, i angazhuar ne projekte artistike, filma etj.

Vera Grabocka dhe Timo Flloko janë padyshim një ndër çiftet ikonë në Shqipëri. Të dy të suksesshëm, të dy të arrirë në fushat e tyre, ata janë padyshim edhe një nga dyshet më jetëgjata.