Moderatorja dhe aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, është përzgjedhur së fundmi edhe si moderatore e emisionit “Big Brother VIP” në Kosovë.

Një rrugëtim i ri për moderatoren, e cila e ka nisur karrierën e saj në televizion shumë herët. Mdaje, duket se sot Jonida është bërë mjaft nostalgjike dhe ka vendosur që të publikojë foton e vjetër në emisionin e parë që ka marrë pjesë.

Bëhet fjalë pikërisht për vitin 2004, ku Jonida Vokshi ka prezantuar krahë Ledion Liços, emisionin “Top Select” në televizionin “Top Channel”.

Asokohe Jonida ka qenë vetëm 18 vjeç, por i la pas emocionet dhe drejtoi shumë puntata të emisionit. Jonida është një prej moderatoreve më të dashura dhe kjo gjë nuk është rastësi, por një punë e shumë viteve…