Sa herë dëgjojmë emrin e Greta Koçit, e lidhim menjëherë me këngëtaren e njohur shqiptare 16 vjeçe… edhe pse tashmë nuk është më 16 vjeçe.

Prej disa vitesh në tregun muzikor shqiptar, ajo është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim me flokët e saj të zeza, Greta ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në pamje, duke i bërë flokët më të hapura.

Vetë këngëtarja ka publikuar një video në rrjete sociale, me një fytyrën e saj që tashmë merr një hije tjetër, por që mbetet sërish mjaft e ëmbël.

Great Koçi vijon të jetë tepër aktive në muzikën shqiptare, edhe pse prej kohësh jeton në Austri me partnerin e saj, të cilin nuk e ka bërë asnjëherë publik deri më tani.