Butrint Imeri është një nga artistët më në zë të momentit dhe shumë i pëlqyer nga të rinjtë shqiptarë.

Kjo shihet edhe nga koncertet që ai bën, ku mbledh me mijëra fansa, por edhe nga këngët që publikon duke marrë me mijëra e miliona klikime për pak ditë.

Të gjithë janë kuriozë për jetën e këngëtarit, pasi ai është më shumë i fokusuar te karriera e tij, teksa në rrjete sociale përpiqet që të promovojë më shumë jetën e tij profesionale.

Sakaq, së fundmi, ai ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij një video nga fëmijëria e tij. Një fëmijë ezmer si sot, e sigurisht, po edhe aq simpatik sa sot.

Këngëtari dëgjohet të thotë në videon e publikuar në Instagram se mbushte 8 vjeç dhe se ky është një moment nga ditëlindja e tij e 8-të.

Krahas videos ai shkruan: ‘Prova që gjithmonë kam qenë një legjendë’. Një video shumë e ëmbël me Butrintin 8 vjeçar.