Edhe blogerja Sarah Berisha, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar falë reality shoë-t ‘Big Brother Albania VIP’ ka vendosur të ndryshojë look-un e saj dhe t’i përshtatet vjeshtës së VIP-ave.

Ajo ka vendosur të presë flokët me baluke, ashtu sikurse kanë bërë edhe shumë personazhë të tjerë të njohur përgjatë këtyre dy muajve.

Vetë blogerja na ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale ndryshimin e saj në pamje, teksa duhet të themi që duket vërtetë shumë e bukur.

Ndoshta, kështu do t’ia tërheqë më shumë vëmendjen Dj PM-it, partnerit të saj në jetë me të cilin u njoh brenda shtëpisë së Big Brother.

Dje, ajo këshilloi të gjitha vajzat beqare përmes një video të publikuar në rrjete sociale që të gjejnë një burrë që nuk e dashuron futbollin, pasi përndryshe do të jenë në plan të dytë.