Në fund të një sezoni të Formula 1 vetëm një pilot arrin të festojë, ndërsa 19 të tjerë mbesin duarbosh”. Kështu ka deklaruar Carlos Sainz, piloti spanjoll që sezonin e ardhshëm do të pilotojë makinën Ferrari.

Ai është i bindur se nga kjo aventurë te “kokëkuqja” do të dijë të marrë më të mirën. “Askush nuk do t’i thoshte JO transferimit te Ferrari. Kur në derë më trokitën njerëzit e Ferrarit, pavarësisht problemeve që kishin, përgjigjja ime ishte pozitive”, tha Carlos Sainz.

Vettel dhe Alonso, dy kampionë bote zhgënjyen para tij me “kokëkuqen”, duke u larguar pa tituj. “Vettel dhe Alonso dolën pa titull nga Ferrari, por edhe pilotët e tjerë, të skuadrave të tjera nuk fituan gjë. Vetëm një shpallet kampion. Gjithsesi, unë nuk do të largohem duarbosh nga Ferrari”, tha Sainz.