Kjo e shtunë e 6 majit është shumë speciale për të gjithë shqiptarët që janë marrosur prej muajsh pas edicionit të dytë të Big Brother VIP.
E veç shpalljes së finalistit, pritet që mbrëmjen e sotme të ketë edhe një ceremoni celebrimi mes Luizit dhe Kiarës.
Por ku do të zhvillohet ceremonia e dasmës Është pikërisht bashkia e Tiranës, që sonte në mbrëmje do të kthehet në një ambient magjik për çiftin e Big Brother Vip 2 që do të martohen.
Ata do të kurorëzohen zyrtarisht burrë e grua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.