Vera është një stinë shumë e nxehtë, me temperaturat që rriten dita-ditës sidomos në muajt korrik-gusht. Ditët e kryesisht netët bëhen shumë të vështira për ata që nuk kanë një kondicioner, apo që nuk e ndezin atë sepse u vështirëson frymëmarrjen.

E megjithatë, ekziston një truk me ventilatorin që mund të sigurojë një natë më të freskët dhe të qetë për të fjetur. Kjo është teknika e ventilimit kryq ose lëshimit të nxehtësisë.

Ajo që ju duhet është një ventilator dyshemeje, që duhet ta vendosni “përballë” një dritareje të hapur. Pra, në vend që ventilatori të fryjë drejt nesh direkt, teksa jemi të shtrirë në krevat, ta kthejmë në mënyrë që “të shohë” një dritare të hapur.

Sipas Nelson Lebo-s, konsulent i dizajnit mjedisor në Zelandën e Re, ai rekomandon që ventilatori të vendoset në një anë me hije të shtëpisë përballë dritares, pasi temperature e jashtme të bjerë nën atë brenda shtëpisë.

Përmes kësaj teknike, aktivizohet rrjedha e tërthortë e ajrit, ku lejohet të hyjë ajri i ftohtë dhe kanalizohet ajri i ngrohtë.

Nga ajo që beson konsulenti, kjo metodë është më praktike se vendosja e ventilatorit përballë nesh kur flemë, pasi kjo e fundit na than rrugët e frymëmarrjes.