Pasi ka fituar gjyqin kundër ish-gruas Amber Heard, karriera e Johnny Depp mund të rilulëzojë. “Më e mira duhet të vijë”, ka thënë aktori ni njohur dhe kështu beson edhe një ish-drejtues i Walt Disney.

“Besoj absolutisht se pas vendimit, Piratët e Karaibeve janë gati të kthehen me Johnny-n në rolin e Kapitenit Jack. Është një personazh që pëlqehet shumë dhe që është rrënjosur thellë në kulturën e Disney-t”, ka thënë ish-drejtuesi për revistën People.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim dhe asnjë përgënjeshtrim nga ana e zëdhënësve të Disney-t, që kanë vendosur të mos i komentojnë këto deklarata.

Ideja për të realizuar Piratët e Karaibeve 6 ekziston. Ish-drejtuesi ka zbuluar për People ka zbuluar edhe se kapitulli i ri i sagës mund të kthehet, jo para 2025-ës, me Margot Robbie në rolin e vajzës së Jack Sparrow.

Megjithatë, gjatë gjyqit Johnny Depp ka deklaruar se nuk do të kthehej në rolin e Jack Sparrow as për “300 milionë dollarë dhe një milion alpaka”.