Ditën e djeshme, Einxhel e uroi partnerin e saj, DJ Dagz për ditëlindje me fjalët më të bukura. Çifti u njoh në Big Brother VIP dhe më pas edhe jashtë shtëpisë vijuan lidhjen.

Por, ata nuk e festuan ditëlindjen bashkë dhe shkak u bë një testi pozitiv i Covid-19 i Einxhel Shkirës. Duke qenë e infektuar, ajo duhet të qëndrojë e izoluar dhe kështu nuk ka mundur të jetë pranë të dashurit të zemrës.

Dj Dagz festoi dje ditëlindjen e tij dhe Einxhel Shkira i shkroir fjalët më të ëmbla për të: “Per banorin tim te preferuar ne gjithe Universin. Ndoshta te gjithe e din historine tone…por serisht nuk din mjaftushem! Ndoshta kam deshtuar ta shpreh dashurine aq bukur sa ti por nuk kam deshtuar ne ate qe ndjej…

Per here te pare ndjej komplotin e perendive qe une te jem me ty e ti me mua,ndjej qe si sot 30vite me pare ke ardh ne kete bote per tme ndryshuar jeten. Ndjej qe kam humbur shume lumturi ne vitet jete pa ty por e di qe do e kompesojme.

Kaq pak kohe dhe serisht me duket sikur te njoh prej me shume se nje jete…e serisht mendoj qe me kishe munguar aq shume,e serisht me merr malli per ty aq shume cdo sekond qe ste kam diku verdall tet torturoj”, shkroi Shkira.