Në një lidhje telefonike për emisionin “Skaner” në MCN, ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biazi analizon humbjen e Shqipërisë në Izrael dhe tregon dallimin mes këtij ekipi dhe atij që drejtohej dikur prej tij.

Ndryshimi i modulit të Rejas – “Sistemi nuk të bën të fitosh por interpretimi. Unë me Azerbaixhanin e kam nisur 4-3-3 e më pas 4-2-3-1.”

Çfarë nuk të pëlqeu nga ndeshja – “Skuadër që mund të fitonte nëse do përpiqej pak më shumë. Nuk më pëlqeu fare rezultati. Pjesa e parë e dobët. Në të dytën një përmirësim i lehtë.”

Puna e Rejas – “Çuditem nga komportimi mediatik. Shumë lojtarë ishin të dëmtuar. Cështje taktike ka pafund. Cështja e kualifikimt sigurisht është tjetër gjë por trajneri nuk mund të sulmohet në këtë mënyrë. Më nervozon fakti që e dominojmë ndeshjen ashtu si në Kazakistan ku goditëm 13 herë në portë e u ndëshkuam nga një goditje.”

Ekipi i sotëm nga ai i joti – “Gjthmonë e njëtja pyetje. Kombëtarja ime kishte lojtarë me eksperiencë. E sotmja ka lojtarë që luajnë në ligat më të forta, në Spanjë, Itali, Angli. Luajnë me Top klube dhe janë të rinj ka shumë cilësi dhe do kohë të vijë aty ku duhet.

Nga jashtë nuk mund të jap shpjegim për atë që i mungon ekipit të sotëm. Ndoshta nuk ka arritur të përshtatet grupi por trajneri ka drejtuar ekipe elitare dhe e ka përvojën për t’u përballur me këto çështje.