E mbani mend kur keni blerë patetina për herë të fundit? Nga ato me pako? Sa herë keni menduar se pse ajo nuk është plot?

Me siguri ju ka shkuar edhe juve në mend se shitësi e ka hapur pakon dhe e ka mbyllur sërish.

Në fakt, është e vërtetë se pakoja e patetinave ka më shumë ajër se sa patetina, por kjo nuk ka të bëjë me shitësin e marketit tuaj.

Kjo është një praktikë e prodhuesve që e lënë këtë hapësirë për një arsye të mirë. Pjesa boshe e pakos së patetinës i mbron ato nga dëmtimet që mund të ndodhin gjatë transportit nga një vend në tjetrin.

‘Ajri’, që në fakt nuk është ajër, por azot i mbron patetinat që mos të shkatërrohen.

Prodhuesit i mbushin pakot e patetinave me azot dhe jo me oksigjen, pasi oksigjeni mund t’i prishë patetinat dhe lagështia i bën më të zbehta. Për këtë arsye i mbushin me azot, që patetinat të jenë të freskëta dhe krokante.