Prej disa muajsh larg ekranit shqiptar, por Ilda Bejleri vijon të mbetet një nga moderatoret më të mira sportive në Shqipëri. Para pak muajsh, moderatorja e njohur solli në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushen Siena.

E duket se mëmësia e ka bërë Ildën më të ndjeshme me fëmijët, teksa së fundmi, moderatorja ishte e ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’. Ajo nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve mjaft ngacmuese të gazetarëve te vegjël, teksa nuk kanë munguar as përgjigjiet me humor nga moderatorja.

Një nga fëmijët e ka pyetur Ildën se si e ka lumturuar burri atë, me moderatoren që i përgjigjet se ai i ka dhuruar asaj Sienën. Ndërkaq, e pyetur se si moderatorja ia bën qejfin  burrit të saj, ajo përgjigjet me humor ‘duke i kënduar e duke i bërë komplimente’.

Pjesë nga intervista:

Spiro: Si të gëzon burri ty?

Ilda: Më ka bërë Sienën, s’ka lumturi më të madhe.

Spiro: Po ti si e gëzon burrin?

Ilda: Po ja, i këndoj. I bëj komplimenta.Nuk do i themi të gjitha këtu.