Uarda Hyseni dhe Myrto Uzuni janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe atyre sportive. Bukuroshja nga Tirana dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, janë në një lidhje dashurie prej më shumë se 1 viti tashmë.

Së fundmi, Uarda Hyseni është pyetur nga ndjekësit në rrjetin social Instagram se kur është njohur me futbollistin kuqezi.

“Kur je njohur me Uzunin”, ishte pyetja që iu bë Uardës nga ndjekësit e saj. Më pas, ajo u përgjigj: “Ka një vit e ca…”

Ndërsa një ndjekës tjetër, i kërkon autograf nga i dashuri i saj. Por, Uardës nuk i ka pëlqyer etiketimi si “i dashuri”, pasi e ka korrigjuar ndjekësin, duke shkruar: “Nga burri”.

Mesa duket, lidhja e Uzunit ka arritur tjetër nivel dhe tashmë askush nuk e fsheh më.  Tani, nuk mbett gjë tjetër veçse të presim dasmën e sulmuesit shqiptar me Uarda Hysenin…