Legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, është reguar i ashpër pas humbjes së mbrëmshme të Shqiëprisë -21 në Izrael, ndeshja më vendimtare e grupit.

Kushta shkruan se kjo humbje ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët dhe për të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë e tangërlliqe.

“Kisha 8 ditë që lexoja dhe dëgjoja në TV nga shumë specialistë dhe lojtarë të Kombëtares që në ndeshjen me Izraelin do ta fitonim, 1-0, 2-0 deri në 3-0, dhe pyesja veten po këta e dinë se kush është Izraeli?

Atë gjë e kuptuam kur filloi minuta e parë dhe deri sa ra bilbili i fundit. Kjo ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët, dhe të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë dhe tangërlliqe.

Futbolli është sporti më i lehtë në botë për disa që e bëjnë me djersë, punë dhe gjak. Është një gjë kur futesh në fushë, emrat bëhen të barabartë, pasi vetëm rezultati të bën të madh”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Sokol Kushta.

Humbja e mbrëmshme e Shqipërisë ka sjellë një zemërim të madh jo vetëm te tifozët, por edhe te ish-futbollistët dhe të gjithë ata që e duan me zemër këtë Kombëtare.