Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka rrëfyer në “Dance Albania” një moment nga performanca e Ricky Martin në ‘Amici’, ku balerina ka qenë konkurrente.

Klaudia tha se nuk kishte fjetur dy netë kur mori vesh lajmin. “Kur mora vesh që ishte Ricky Martin nuk kam fjetur dy net”, tha ajo ndër të tjera.

Madje, gjatë spektaklit u dha dhe një insert ku shfaqej Klaudia teksa kërcente pranë Ricky Martin. Epo sigurisht që Klaudia arriti t’i rrëmbente vëmendjen edhe Ricky Martin me performancën e saj.

Kujtojmë se Klaudia Pepa qenë në qendër të vëmendjes, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.