Eranda Libohova dhe Irma Libohova, dy motrat e njohura artiste mjaft të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar nuk flasin prej disa vitesh!

Edhe pse dy këngëtaret kanë kënduar së bashku, ndërsa kanë ndarë edhe skenën me njëra-tjetrën, komunikimi mes tyre është ndërprerë prej disa vitesh, teksa arsyet nuk dihen ende.

Asnjëra prej dy artisteve nuk ka reaguar ndonjëherë rreth kësaj teme, edhe për të sqaruar fansat e tyre të shumtë. Duhet theksuar se ato nuk ndiqen as në rrjete sociale me njëra-tjetrën.

Mirëpo, së fundmi, surpriza ka ardhur nga Eranda Libohova. Ajo është mjaft aktive në Instagram dhe ndan me fansat e saj momente nga jeta e saj e përditshme.

Një ndjekës, e me sa duket fans i të dyja motrave ka shpërndarë në profilin e tij një video të Irmës dhe Erandës, duke i dëgjuar teksa këndojnë. Ai u ka bërë tag të dyjave dhe ka shkruar: “Gjithmonë do ju duam. Jemi rritur me juve. Sa me mall ju dëgjojmë. Nuk keni zëvendësim”.

Kjo video është rishpërndarë nga Eranda në profilin e saj, një shenjë që tregon se ndoshta ka ardhur koha që motrat të bëjnë paqe! Por mesa duket Irma nuk zbutet kollaj, pasi nuk ka shpërndarë gjë.