Mirësevini ju pret Vlora! Kjo është kënga që mesa duket ka bërë bashkë çiftin Donald Veshaj dhe Bora Zemani.

Edhe pse ata ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht rikthimin bashkë, një foto e shoqes së tyre të ngushtë, Semi Jaupaj para disa javësh e më pas ndjekja mes dyshes në Instagram pas disa muajsh ‘unfollow’ ka ngritur dyshimet se ata janë ribashkuar.

Këtë ribashkim ‘e konfirmojnë’ deri diku edhe postimet e tyre në rrjete sociale, e një video e fundit e Bora Zemanit është kthyer tashmë në diskutimin e mbrëmjes.

Moderatorja ka publikuar një video në Instagram duke dëgjuar në makinë një këngë popullore kushtuar vendit të origjinës së Donaldit e Borës, Vlora.

Por nëse kjo nuk ju thotë asgjë, po sikur t’ju themi që në video dëgjohet edhe një fishkëllimë,  që i tërhoqi menjëherë vëmendjen asaj, por më pas vijoi me këngën?