Pas ndarjes së bujshme me partneren e tij disa vjeçare, këngëtaren kolumbiane, Shakira, futbollisti Gerard Pique nuk e fsheh më lidhjen e tij të re.

Ai është fotografuar së fundmi në qytetin e dashurisë, në Paris teksa shijon një ditë me të dashurën e tij të re, me të cilën dyshohet se ka tradhëtuar edhe këngëtaren.

Në fotot e publikuara në mediat e huaja, futbollisti dhe vajza e re, që quhet Clara Chia Marti shihen teksa lëvizinin me skuterët elektrikë në Paris, së bashku edhe me dy miq të tjerë.

Çifti i ri, nga fotot e shkrepura duken shumë të qeshur dhe të lumtur, teksa duket sikur po e shijojnë kohën së bashku.

Gerard Pique është veshur tepër sportiv, me një xhaketë xhins, pantallona bezhë e një bluzë të bardhë, ndërsa Clara ka kombinuar bluzen me partnerin e saj, teksa ka zgjedhur që rrobat e tjera t’i ketë në ngjyrë të zezë.