Në përgatitjen e ushqimeve të ndryshme, zakonisht nuk mungojnë as erëzat që i japin një shije tjetër gatimit.

Por një nga erëzat më të rëndësishme dhe që padyshim shumë i mirë në gjellë është piperi i zi.

Kjo erzë nuk është e rëndësishme në fakt vetëm për shijen që i jep ushqimit, por ka edhe diçka tjetër. Piperi i zi është një erzë që ndikon edhe në shëndetin tonë, pasi përmban vitaminën K dhe hekur.

Gjithashtu, piperi i zi na ndihmon të heqim toksinat tona prej trupi, përmes nxitjes së urinës dhe djersës.

Dhe shumë e rëndësishme për t’u ditur, piperi i zi na ndihmon të përmirësojmë tretjen dhe ndikon në zvogëlimin e gazrave në zorrë. Lëkura e këtij piperi nxit edhe ndarjen e qelizave yndyrore që sjell edhe rënie peshe.

Pra, përveç shijes së jashtëzakonshme që i jep ushqimit, kjo erzë ka vlera të jashtëzakonshme edhe për shëndetin tonë. Për këtë arsye, mundohuni mos ta shmangni nga asnjë nga vaktet tuaja.