Pedagogia dhe politikania e njohur shqiptare, Nora Malaj ishte një nga telefonueset e radhës mëngjesin e sotëm në emisionin “Aldo Morning Show”.

Ajo iu bashkua bisedës rreth diskutimit mbi ndërhyrjet plastike te të rinjtë, ndërsa e konsideroi si një trend të kohës, që nuk duhet tepruar pasi përndryshe mund të krijojë problematika.

Gjithashtu, ajo theksoi se nuk ka asnjë ndërhyrje, teksa tregoi se nëse do të bënte diçka në pamjen e saj, do të ishte regjenerimi i flokëve. Kjo pasi siç rrëfeu politikania, pas covid-it ajo ka pasur probleme me flokët.

“Unë në jetën time nuk kam hequr as vetullat, as veshët nuk i kam të shpuara. Nuk kam bërë asgjë. E vetmja gjë që pas Covid-it ka qenë problem ka qenë problemi i flokëve dhe pas disa situatave jo të mira të sëmundjes. Mendoj që floku është element shumë sensitiv, por është edhe shumë estetik dhe te femra është edhe shumë sharmant. E vetmja gjë që do të bëja do të ishte nëse do ta rigjeneroja flokun. Por edhe kjo është pjesë e zgjidhur se nëse do ngelemi pa flokë, vëmë paruke dhe paruket janë nga më të ndryshmet, sot janë edhe shumë afër origjinales dhe nuk prishin. Kjo nuk bëhet për estetikën tënde sepse ajo që është e rëndësishme është që njeriu duhet ta pranojë veten ashtu siç është që do të thotë, në momentin kur njeriu vendos ekuilibrin brenda vetes, atëherë ai është shumë mirë me gjithçka, edhe me atë që mund të quhet defekt. Sigurisht jam me çdo ndërhyrje për të rregulluar defektet, kur nuk janë të prerë për qëllim në vetvete” – rrëfeu Nora Malaj në programin e mëngjesit “Aldo Morning Show” në Tv Klan.