Sasia e madhe e informacionit që marrim çdo ditë në punë, në familje, apo dhe në shoqëri, shpesh krijojnë probleme me kujtesën tonë.

Problemet mund të jenë aq të mëdha sa mund të harrojmë nga gjërat e thjeshta, deri te informacionet dhe detyrimet e rëndësishme që duhet të bëjmë.

Ka disa ushqime që mund të përmirësojnë kujtesën tonë. Kjo është për shkak të antocianinës fitokimike që u jep këtyre ushqimeve ngjyrën e tyre ndërsa përmirëson kujtesën. Më poshtë, janë katër prej tyre…

Qepë – Qepa e kuqe përmban antocianinë dhe kuercetinë, duke ndihmuar kështu në një masë të konsiderueshme përforcimin e kujtesës sonë.

Mollë – Përmbajnë nivele të larta të kuercetinës, një antioksidant që është treguar në studime se mbron nga Alzheimer. Pjesa më e madhe e kuercetinës gjendet në lëkurën, e cila gjithashtu përmban antocianin.

Rozmarina – Përmban acid karnozik, një substancë neuroprotektive që studimet kanë treguar se edhe aroma e rozmarinës përmirëson kujtesën e punonjësve të zyrës.

Panxhari

Panxhari është një burim i mirë i antocianinës dhe folatit dhe është gjithashtu një ushqim që përmirëson kujtesën.