Këngëtarja kolumbiane, Shakira ka trazuar sërish rrjetin së fundmi. Pas ndarjes me futbollistin spanjoll, Gerard Pique në muajin qershor, këngëtarja dhe ai kanë qenë gjatë gjithë kohës në qendër të medias rozë.

Mirëpo, dy postimet e fundit të Shakirës në rrjete sociale kanë ngritur një sërë pyetjesh te të gjithë ndjekësit e saj. ‘Nuk ishte faji yt’ – shkruhet në një nga postimet e saj, ndërsa në tjetrin shkruhet ‘Dhe as i imi’.

Nuk dihet nëse këto postime kanë lidhje me ish-partnerin e saj dhe nëse ajo po i dërgon ndonjë mesazh Pique-së. Nëse ka të bëjë me të, atëherë ngrihet një tjetër pyetje, ‘I kujt është faji, nëse nuk është i tyre?’

Mirëpo, ndjekësit po aludojnë edhe për një këngë të re që Shakira mund të jetë duke sjellë për ta, ku këto dy fjali të jenë pjesë e tekstit.

Shakira nuk ka zbuluar ende asgjë, me gjithçka që mbetet enigmë për momentin.