Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe dasma e tyre mbrëmë bëri xhiron e gjithë mediave dhe portaleve.

Në dasmë ishin  rreth 300 të ftuar, familjarë, politikanë dhe njerëz të shoubizit, por kishte dhe nga ata që ishin të paftuar.

Gazetari i njohur Blendi Salaj tregoi sot në “Wake Up” si përfundoi në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit pa qenë i ftuar fare.

“Si e diel që ishte vendosëm që së bashku me dy miqtë tani dhe fëmijët të shkonim për drekë diku. I takuam dhe vendosëm të shkonim në një Agroturizëm që nuk kishim qenë ndonjëherë.

Nuk e dinim ku ishte kështu që hapëm “Google Maps” dhe filluam të ecnim. Kur shohim që hymë në Shijak. Më në fund pas një rruge të gjatë arritëm.

Kur shohim disa shenja provizore që lexonin: Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit. “Mos”- thashë: “Qënka i mbyllur për eventin!” I morëm në telefon por sigurisht ishin mbyllur. Dhe kështu un shkova i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!”, tregoi Blendi.