Kjo është historia e pazakontë e Daniel Asadit, djali që iu nënshtrua një operacioni për zgjatjen e këmbëve në mënyrë që të arrinte gjatësinë që ai dëshironte.

Kur ishte vetëm 13 vjeç, mjeku i tha Danielit që faza e tij e rritjes kishte mbaruar. Ai nuk ishte i kënaqur me gjatësinë 170 centimetra dhe kjo gjë e mërziti shumë.

Një një rrëfim të tijin për mediat e huaja, Danieli thotë se ai nuk mund ta përballonte këtë gjë dhe e mendonte gjatë gjithë kohës.

“Njerëzit ndoshta nuk e kuptojnë, por unë nuk mund ta përballoja atë. Ishte diçka që nuk e kisha dhe nuk mund ta përballojë atë. Çdo ditë dhe çdo natë mendoja për gjatësinë time” – tregon Danieli.

Kur mbushi 25 vjeç, ai vendosi t’i nënshtrohej këtij operacioni të vështirë, që përfshinte thyerjen e dy femurëve, që janë kockat e kofshës dhe duhet të qëndronte disa muaj me paterica.

Edhe pse ka qenë një periudhë e vështirë për të, tashmë ai është shumë i lumtur që e ka kryer këtë ndërhyrje pasi ka fituar 8 centimetra më shumë.

“Vendimi për të thyer këmbët duket i pakuptimtë për shumë njerëz, por unë isha i gatshëm të bëjë gjithçka për këtë” – ka thënë Daniel Asadi.