Dy prindër indianë, Sanjeev dhe Sadhana Prasat, respektivisht 61 dhe 57 vjeç, kanë hedhur në gjyq djalin e tyre të vetëm dhe bashkëshorten e tij, pasi në 6 vite martesë nuk kanë mundur të bëjnë asnjë djalë. Pra, nuk kanë një nip.

Ngjarja ka ndodhur në Uttarakhand, në Indinë Perëndimore. Séance e parë gjyqësore është më 15 maj.

Sipas “Times of India”, prindërit i kanë dhënë ultimatum djalit të tyre që t’i bëjë gjyshër të një nipi brenda një viti. Në rast të kundërt, ata do të kërkojnë një dëmshpërblim prej 615 mijë eurosh.

Babai thotë se ka shpenzuar të gjitha kursimet e jetës së tij  për djalin e vetëm, fillimisht për ta bërë një pilot dhe më pas për ta mbajtur me parà kur ai ishte i papunë. Jo vetëm kaq, por prindërit thonë se kanë kryer martesën e djalit në një hotel me 5 yje, me shpresën që të bëheshin gjyshër me një nip, me të cilin do të luanin në pleqëri.

Të paktën të kemi një nip për të kaluar kohën e lirë. Në këtë mënyrë, dhimbja jonë do të jetë më e durueshme”, thanë prindërit. “Ata kanë vite që ëndërrojnë të bëhen gjyshër, por vetëm presin”, thanë avokatët e prindërve.