Beniada Nishani dhe Donald Veshaj ishin dy nga personazhet më simpatikë brenda shtëpisë së Big Brother.

Ata krijuan edhe një miqësi tepër të ngushtë me njëri-tjetrin, e kryesisht javët e fundit.

Por pas daljes nga Big Brother, ata janë parë shumë pak në shoqërinë e njëri-tjetrit, me fansat që kanë aluduar se dyshja nuk flasin më bashkë.

Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe këtë na e vërteton një postim i fundit i Beniadës, e cila ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram një sekuencë të shkurtër nga kënga e fundit e Donaldit ‘Hesht’.

Modelja e ka shoqëruar edhe me një tekst të shkurtër ku ka shkruar se Donaldi është këngëtari i saj i preferuar, teksa edhe e ka etiketuar në postim aktorin. ‘My fav singer’ – shkruan Beniada.

Në fakt, veprimi i Beniadës është mëse normal, teksa e ka mbështetur edhe më parë Donaldin, ku ka publikuar video në rrjete sociale duke dëgjuar këngët e tij, por nuk dihet nëse aktori i ka kthyer minimalisht një përgjigje, pasi në Instastory-n e tij, ai nuk e ka rishpërndarë këtë postim, në shenjë falënderimi..