Këngëtari shqiptar, Bruno Pollogati, i cili është bërë shumë i njohur për publikun shqiptar përmes grupit ‘Revolt Klan’, ishte i ftuar së fundmi i ftuar në një intervistë përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora.
Bruno ka ndarë ndër të tjera me publikun edhe disa prapaskena nga eksperienca në ‘Big Brother VIP Kosova’, si edhe një nga kuriozitetet më të mëdha të ndjekësve të tij, që ka qenë pagesa për ditët e qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Ndryshe nga ç’ndodh në Big Brother VIP në Shqipëri, të gjithë ish-konkurrentët në Big Brother VIP në Kosovë kanë pranuar se ata marrin një pagesë mujore kur bëhen pjesë e këtij reality show. Këtë e ka pranuar edhe vetë Bruno, i cili ka treguar edhe se sa është paguar nga produksioni në Kosovë.
“Ka qenë një pagesë shumë e kënaqshme, të paktën flas për veten. Ka qenë një ‘x’ shifër me disa zero nga pas, por të saktë nuk mund të ta them për çështje etike”- ka thënë Bruno në emisionin ‘Glamour Zone’ në Rtv Ora.