Amber Heard mund të përballet me një betejë të re ligjore, pasi gjyqi i humbur ndaj ish-bashkëshortit Johnny Depp në Virxhinia po i kushton asaj një shifër që, sipas thashethemeve, aktorja nuk mund ta përballojë dot.

Siç raporton Daily Mail, po zhvillohen hetime për akuzat për dëshmi të rreme që përfshijnë aktoren në lidhje me vizitën e saj në Australi në vitin 2015, së bashku me Depp, më saktësisht në Queensland.

Çifti ndodhej në Australi, ku aktori po xhironte filmin e pestë në sagën Pirates of the Caribbean në atë kohë. Në atë udhëtim, Depp dhe Heard thyen ligjet australiane duke mos deklaruar dy qentë e tyre Yorkshire, Pistol dhe Boo, pas mbërritjes së tyre nga Shtetet e Bashkuara. Dy qentë nuk e kaluan doganën dhe nuk arritën të respektonin karantinën 10-ditore të qeverisë australiane.

Kështu, në korrik 2015, aktorja mori dy akuza, por pasi u deklarua fajtore për falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit, çështja u mbyll, raporton ET.

Tani, ditët e fundit, Departamenti Australian i Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit ka deklaruar se hetime të reja janë duke u zhvilluar mbi akuzat për dëshmi të rreme të Heard.

Megjithatë, kjo duhet të jetë e keqja më e vogël për aktoren ndërkohë. Heard është ende e fokusuar në gjyqin e humbur në Virxhinia kundër ish-bashkëshortit të saj, i cili do t’i kushtojë 10 milionë dollarë. Heard nuk mund “absolutisht ta përballojë” shumën e madhe të parave, siç ka thënë avokati i saj për Today.

Pra, si do ta marrë shumën Depp? “Ai mund të mbledhë asete dhe të ardhura prej saj për dekada”, shpjegoi avokati Raiford Dalton Palmer për Hollywood Life. “Por ajo mund të përpiqet të përdorë falimentimin për të ngadalësuar pagesat dhe kjo nuk do të ishte një zgjidhje e këshillueshme”, shtoi ai.

Ndërkohë, aktorja ka bërë të ditur tashmë se do të apelojë dënimin, i cili mund të “pezullojë ekzekutimin e tij”, por në këtë rast, siç sqaron avokati i saj, sërish do t’i kërkohet “të dërgojë një depozitë për të garantuar shumën e përcaktuar”.