Kancelari i Gjermanisë ka folur në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, duke u përqendruar te pasojat e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Scholz, i cili ka folur për herë të parë në Davos si kancelari i Gjermanisë, është i vetmi kryetar shteti i një vendi të G7 që është shfaqur fizikisht në konferencën e këtij viti.

“Putin nuk duhet të fitojë dhe jam i bindur se nuk do të fitojë në Ukrainë. Nuk i ka arritur objektivat e tij strategjikë”, ka thënë Olaf Scholz.

Gjithashtu, Scholz e ka akuzuar Putin për “imperializëm”. Putin nuk do të mund të “diktojë” kushtet e paqes, ka vazhduar kancelari.

Në frontin energjetik, “do ta bëjmë Gjermaninë dhe Europën të pavarur nga energjia ruse”, ka thënë Scholz. “Për sa i takon karbonit në vjeshtë do të jetë e kryer.

“Dalja nga nafta është e parashikuar për fundin e vitit. Edhe për gazin po punojmë intensivisht për autonominë”.