Aurela Gaçe është konsideruar si një divë e muzikë në tregun shqiptar, si dhe është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Prej shumë vitesh tashmë, ajo ka spikatur për të kënduarit “live” dhe energjinë që sjell në skenë. Këngët e saj kthehen menjëherë në hite dhe suksesi e ka ndjekur kudo.

Së fundmi, gjatë një interviste për “21 Media”, Aurela ka folur për klipin e saj dhe klikimet, duke mos kursyer as edhe një “thumb” për kolegët e saj.

“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë?

Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë ti mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, u shpreh këngëtarja.

Më pas, Aurela Gace njoftoi se shumë shpejt, do të vijë me një album të ri, të cilin fansat e saj po e presin me shumë entuziazëm…