Chelsea ka pësuar humbjen e dytë në Premier League, pasi është mundur 2-1 nga Southampton në St Mary’s Stadium. Dhe trajneri Tuchel nuk ka kërkuar justifikime. Edhe pse është e vështirë të gjenden.

Një humbje e re, shumë e dhimbshme për Blute, në mesin e renditjes pas pesë javëve të para. “Nuk kam përgjigje për të gjithë pyetjet në këtë moment. Me sa duket nuk jemi aq të fortë për të fituar ndeshje të tilla në transfertë”, ka thënë Tuchel.

“Është pak a shumë siç ka ndodhur në Leeds, ku mendonim se problemi ishte se nuk shënuam. Këtë herë e kemi gjetur golin, por gjërat nuk kanë shkuar mirë. Nuk jemi mjaftueshëm të fortë. Nuk është një çështje sulmuesish ose të atyre që luajnë në sulm.

“Skuadra vazhdon të pësojë nga goditjet standarde dhe luan një futboll të zbehtë, pa vendosmërinë e duhur. Kemi qenë me fat që nuk ikemi pësuar golin e tretë”.

Chelsea duket se nuk është akoma gati, edhe për shkak të ndërrimit të pronësisë, por kurrë si këtë vit skuadrat e mëdha nuk mund t’i marrin gjërat me qetësi. Kalendari është shumë i ngjeshur.

“Nuk jam i shqetësuar për ndeshjet që do të vijnë, nuk kam frikë nga asnjë kundërshtar sepse jam i vetëdijshëm për cilësitë e ekipit tim. Sigurisht, nëse do të vazhdojmë të luajmë kështu, nuk mund të shpresojmë të marrim rezultate të mira larg shtëpisë.

“Edhe ndërrimi i pronësisë mund të jetë një faktor, por nuk mund të kthehet në një justifikim sepse vija mes shpjegimeve dhe justifikimeve është shumë e hollë. Duhet të gjejmë zgjidhje”.