Këngëtarja me famë botërore, Adele, ka folur si rrallëherë për jetën private, duke u shprehur se nuk ka qenë kurrë më e dashuruar se tani. Më tej, Adele ka zbuluar se ëndrra e saj është të martohet dhe të ketë fëmijë me partnerin e saj, Rich Paul.
“Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Unë jam e fiksuar pas tij. Patjetër që dua më shumë fëmijë. Unë jam shtëpiake dhe jeta e qëndrueshme më ndihmon me muzikën”, tha këngëtarja e njohur, duke shtuar:“Por tani për tani, gjithçka që kam në mendje është Las Vegas. Unë dua të kem sukses”.
Përsa i përket thashethemeve që qarkullojnë se ata po fejohen, Adele tha: “Epo, unë nuk jam e martuar. Unë jam thjesht e dashuruar. Unë jam e lumtur si kurrë më parë.
Mund të jem edhe e martuar. Nuk jam e fejuar. Më pëlqejnë vetëm bizhuteritë luksoze”, u shpreh Adelle mes të tjerash.