Prej disa javësh në mediat rozë, por dhe ato sportive, po shkruhet për ndarjen e bujshme të Shakirës me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique.

Por orët e fundit, vëmendja është zhvendosur diku tjetër. Videoja e publikuar së fundmi e këngëtares me famë botërore ka ngritur thashethemet se ajo është përsëri në pritje të një fëmije.

Në videon e publikuar, Shakira shihet duke kërcyer për një program televiziv në “NBC”. Fansat kanë vërshuar menjëherë me komente në rrjete sociale, pasi barku i saj duket të jetë më i rëndë teksa kërcen.

Shakira nuk ka reaguar ende mbi këtë thashethem, ashtu siç ka vepruar edhe për ndarjen, duke e kaluar vetëm me një  deklaratë të përbashkët së bashku me Gerard Pique.
Pak ditë më parë, Shakira u fotografua në plazh me një “mik” misterioz të saj, teksa shiheshin duke bërë “surf” së bashku.