Diten e sotme, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E diela shqiptare”, nje grua e quajtur Tereza, ka rrëfyer historinë e jetës së saj.

Ajo ka treguar me përpikëri sesi bashkëshorti i saj të gjitha paratë që kishin për të jetuar i harxhonte duke luajtur bixhoz.

Tereza më pas tregoi se ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Kur mbeti shtatzënë për herë të dytë, Tereza rrefeu se kaloi shqetësime të shumta, pasi në atë periudhë nuk kishte para as të hante bukë.

“Tri ditë para se me lind djalin nuk kam pasur të haja. Kur më erdhën shqetësimet e lindjes nuk e dija e kisha nga buka apo nga lindja.

I kam marrë 1 mijë lekë një shoqeje dhe kam hip në autobus për t’u nisur në maternitet. Nuk kisha asnjë batanije të nxirrja fëmijën nga spitali”, tha Tereza.