Ivan Icardi është rishfaqur në rrjetet sociale pasi ka bërë një ndërhyrje për të përmirësuar hundën e saj, por rezultati finale e ka shtyrë të bëjë deklarata të befasishme.

Motra e yllit të Paris Saint-Germain ka deklaruar për kanalin televiziv Mtmad: “E kam shumë të vështirë të ha sepse nuk arrij ta hap shumë gojën”, ka thënë ajo.

“Është me të vërtetë e fortë. Nuk e kam parë kurrë hundën time kaq të drejtë! Ndihem e çuditshme. Nuk më besohet që është kaq e drejtë. Ndihem një kafshë, një dhelpër”.

Duket se nuk e kanë qetësuar as fjalët e mjekut, i cili i ka shpjeguar se fryrja është një gjë normale pas ndërhyrjes. Pjesa me madhe e ndjekësve të saj ka qenë kundër ndërhyrjes.

Mes komenteve të fansave të saj ka patur nga ata që kanë shkruar: “Ke shtrembëruar fytyrën”, dhe akoma “Ishte i nevojshëm ky operacion? Ju jeni shumë e bukur”.