Cmimet e larta në Shqipëri dhe rritja konstante e tyre, po i shqetëson të gjithë… Duket se edhe partnerja djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Armina Mevlani është prekur nga kriza e çmimeve të larta.

Ajo ka deklaruar publikisht se nuk shkon dot sërish të bëjë pushime këtë vit në vendin ku i ka kaluar vjet. “Unë tek vendet që kam pas shkuar gjithmonë, këtë vit nuk shkoj dot. Janë çmimet herë 3″, ka thënë ajo mes të tjerash.

Armina Mevlani është shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, ku numëron më shumë se 2 milionë fansa. E si pasojë, ky rrjet social është kthyer në biznes për të.

Gjithsesi, duket se as përfitimet nga Instagrami nuk e ndihmojnë Mevlanin të bëjë pushimet që dëshiron. Nëse është realisht kështu dhe kriza e ka prekur edhe Armina Mevlanin, cfarë mund të themi për qytetarët e thjeshtë?