Ai e mori topin në shtëpi, pasi luajti një ndeshje të shkëlqyeshme. Mbappé tregoi se është një nga lojtarët më të mirë në botë. “Hat trick” i tij ndaj barcelonës mbushi kopertinat e shtypit sportiv në të gjithë botën. Bota e futbollit e lartësoi figurën e Mbappé, i cili, gjithashtu mori mbështetjen e Neymar.

Braziliani nuk mundi ta luante ndeshjen për shkak të dëmtimit, por përdori rrjetet sociale për të lavdëruar lojën e shkëlqyer të Mbappé, menjëherë pasi sulmuesi kishte realizuar tregolësh në “Camp Nou”. “Mbappé luan shumë… Hat-trick i djaloshit tim të preferuar”, – shkroi Neymar në llogarinë e tij në Twitter.

Paredes, gjithashtu mori vlerësime, sepse bashkë me Verratti “morën çelësat” në qendër të fushës. “Çfarë loje skuadre… E gjitha shumë mirë. Paredes, një përbindësh, një yll”, – shkroi më tej Neymar.