Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, ka folur për ndeshjen e Kupës. Ai nuk ka luajtur rregullisht me Romën, por duket se në sfidën e Kupës së Italisë do të jetë nga minuta e parë.

Trajneri Fonesca me shumë mundësi do t’i besojë shqiptarit në ndeshjen e radhës. Lojtari i kombëtares sonë ka folur për Sky Sport në lidhje me situatën e tij dhe ndeshjen.

“Humbja me Romën në derbi? Nuk ka shumë për të thënë. Duan ta harrojmë atë ndeshje dhe sigurisht të bëjmë më mirë, duke filluar nga kjo mbrëmje. Kupa e Italisë është objektiv i rëndësishëm për ne. Sot duhet të kemi qëndrim më të mirë se ai ndaj Lazios”, u shpreh Kumbulla